Vetëm pak muaj më parë popullata e Zvicrës ishte e shqetësuar se energjia do të ishte në mungesë këtë dimër, por kjo nuk ka ndodhur, përcjell albinfo.ch.
Tani një mungesë tjetër po afrohet: për shkak të problemeve të furnizimit, shampanja premium që linja ajrore kombëtare e Zvicrës zakonisht shërben në Klasën e Biznesit, nuk është aktualisht e disponueshme në fluturimet evropiane, megjithëse vazhdon të shërbehet në rrugë të gjata.
Në vend të kësaj, verë e bardhë e gazuar, Baccarat Brut Blanc de Blancs nga La Cave de Genève, do të shërbehet në vend të saj, deri në një njoftim të dytë.