Pas një periudhe të ftohtë, parashikohet një mot pak më i ngrohtë, përcjell albinfo.ch.
Të shtunën dhe të dielën temperaturat e natës në rrafshnalta pritet të qëndrojnë mbi zero, ndërsa gjatë ditës dhe në mbarë vendin, temperaturat do të variojnë nga 6 gradë Celsius deri në 18 gradë Celsius në Ticino.
Kjo nuk do të shënojë ende ardhjen e pranverës, por shijoni këtë mot të ngrohtë sa të zgjasë, pasi temperaturat do të bien sërish (ndonëse jo në mënyrë drastike) nga e hëna e tutje.
Parashikimin e motit për fundjavën dhe më gjerë, për të gjitha rajonet e Zvicrës, mund ta shihni këtu –https://www.meteoswiss.admin.ch/