Shumica e Këshillit Bashkiak të Cyrihut votuan këtë javë në favor të fondit të strehimit, që synon të mbështesë ndërtimin e apartamenteve të përballueshme në qytet, përcjell albinfo.ch.
Për këtë qëllim janë caktuar gjithsej 300 milionë franga.
Megjithatë, kundërshtarët e projektit theksuan se ndërsa ideja e banesave të përballueshme në qytetin më të shtrenjtë të Zvicrës duket e mirë në letër, ajo është “një hap në drejtimin e gabuar”, pasi do të ofronte strehim vetëm për një përqindje të vogël të atyre që kanë nevojë për të.
Sipas këshilltarit të qytetit, Daniel Leupi, banesat e propozuara “nuk do të bëjnë mrekulli. Për sa kohë që rritja ekonomike dhe emigracioni rriten, kërkesa do të vazhdojë të tejkalojë ofertën në Cyrih”.