Kosova
Në Kosovë mirëpritet vendimi i FIFA-s për dënimin e Serbisë
Federata e Futbollit e Kosovës përmes një deklarate mirëpret faktin që janë marrë në konsideratë ankesat dhe vërejtjet e saj drejtuar Komisionit Disiplinor të FIFA-s lidhur me fyerjet dhe sjelljet josportive të futbollistëve, zyrtarëve dhe tifozëve të ekipit të Serbisë kundër shqiptarëve dhe Kosovës, gjatë ndeshjeve në kuadër të Kupës së Botës “Katari 2022”.
“FFK në vazhdimësi, sa herë që ka sjellje të tilla josportive dhe fyerje në drejtim të Kosovës dhe popullit të saj, që bien ndesh me rregullativën e FIFA-s dhe UEFA-s, do të reagojë në këto instanca me argumente e dëshmi dhe bazuar në aktet normative, ngase veprimet e tilla, të kujdoqofshin, janë kundër vlerave që përçon dhe promovon futbolli dhe si të tilla duhet të ndëshkohen”, shkruan FFK në reagimin e vet.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet










