Lajme
Bileta 49 euro për Gjermaninë vjen përfundimisht
Kështu tha kancelari gjerman, Olaf Scholz. Megjithatë, ai nuk dha detaje të sakta për datën e fillimit.
“Deutschlandticket”, bileta e paralajmëruar tash sa muaj do të hyjë në fuqi përfundimisht, transmeton albinfo.ch. Kjo është një biletë treni që do të vlejë në mbarë Gjermaninë dhe do të kushtojë 49 euro në muaj. Qeveria federale dhe shtetet federale do të mbulojnë secili gjysmën përkatëse të kostove.
Kështu tha kancelari Olaf Scholz, shkruan srf.ch.
Ai shpjegoi më tej se ata që janë përgjegjës për biletën në fjalë, si në shtetet federale ashtu dhe në kompanitë e transportit tani mund të ecin përpara. Megjithatë, ai nuk dha detaje të sakta për datën e fillimit.
“Deutschlandticket” synohet të lidhet me biletën prej 9 eurosh, e cila ishte e disponueshme gjatë verës. Ajo ishte vlerësuar si sukses i plotë, veç tjerash për faktin se tërhiqte pasagjerët në transportin publik, duke lehtësuar transportin automobilistik, privat.
Bileta e re duhet të jetë gjithashtu e vlefshme për autobusët dhe trenat në transportin lokal e regjional në të gjithë Gjermaninë.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










