Lajme
Çfarë thotë ligji për emigracionin në Gjermani
Bundestagu gjerman miratoi sot ndryshimet e Ligjit mbi migracionin, me të cilat u ofrohet mundësi azilkërkuesve që jetojnë 5 vjet e më tepër në Gjermani si dhe punëtorëve me kualifikime për të marrë një leje të përhershme qëndrimi, përcjell albinfo.ch.
Për ndryshimet e këtij ligji votuan 371 deputetë të Bundestagut, 226 ishin kundër, kurse 57 abstenuan.
Sipas planeve të Qeverisë Federale, e drejta e qëndrimit duhet të ofrojë perspektivë për migrantët e mirintegruar që jetojnë në Gjermani prej disa vitesh pa status të sigurt.
Kushdo që ka jetuar në vend për pesë vjet deri më 31 tetor 2022 dhe nuk ka kryer krim, duhet t’i jepet 18 muaj afat për të përmbushur kërkesat për qëndrim afatgjatë – kjo përfshin njohjen e gjermanishtes dhe sigurimin e jetesës së tyre.
Sipas qeverisë federale, më shumë se 136 mijë njerëz në gjithë Gjermaninë mund të përfitojnë nga rregulloret e reja.
Përveç kësaj, Parlamenti miratoi një ligj që parashikon ndryshime në procedurat gjyqësore që kanë të bëjnë me azilin.
Paketa legjislative përfshin gjithashtu dëbimin më të lehtë të kriminelëve. Për qeverinë federale, ligji është pjesa e parë e një pakete migracioni, ku do të pasojnë edhe dy të tjera.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











