Lajme
DIHK: Gjermania të lehtësojë ligjet për punëtorët e kualifikuar
Procedura tepër të gjata dhe të ndërlikuara për punëtorët e kualifikuar në Gjermani. Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë bën thirrje për lehtësimin e imigrimit të e punonjësve të kualifikuar.
Peter Adrian është i pakënaqur: Sipas Presidentit të Shoqatës së Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në Republikën Federale të Gjermanisë, kompanitë gjithnjë e më shumë po detyrohen të refuzojnë porositë dhe të reduktojnë shërbimet e tyre. Prandaj, Adrian insiston për procedura më të lehta për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. “Edhe në krizën aktuale, mungesa e punëtorëve të kualifikuar është rreziku i dytë më i madh i biznesit për kompanitë pas kostove të energjisë,” i tha ai Agjencisë Gjermane të Shtypit (dpa). “Shumë kompani janë duke shpresuar se fluksi i punëtorëve të kualifikuar nga vendet e treta do të bëhet edhe më i lehtë.”
Qeveria federale po punon aktualisht në reformën e ligjit për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar të miratuar në vitin 2020. Sipas Adrianit, ligji aktual e ka lehtësuar ardhjen e specialistëve nga vendet jashtë Bashkimit Europian. “Por përvoja në kompani tregon se shumë gjëra janë ende tepër të ndërlikuara, zgjasin shumë e madje edhe dështojnë tërësisht.”
Kritika për proceset e ngadalta të autoriteteve
Nga pikëpamja e kompanive, është e rëndësishme që emigrantët të mos kenë nevojë të tregojnë dëshmi të kualifikimeve ekuivalente me ato në Gjermani, para arritjes në këtë vend. “Për shkak se përvoja e përditshme në kompani tregon se kualifikimet e munguara shpesh mund të arrihen edhe gjatë punës së përditshme. Për një fillim sa më të mirë në kompani, është e rëndësishme të promovohet më intensivisht edhe mësimi i gjuhës gjermane jashtë vendit. ”
Por proceset e autoriteteve të përfshira në ardhjen e fuqisë punëtore duhet të funksionojnë më shpejt dhe me pak pengesa. Në veçanti, koha e pritjes për një takim për të aplikuar për vizë pune është shpesh mjaft e gjatë dhe duhet të kalojnë muaj të tërë deri në marrjen e një orari takimi. Ndërkohë që për të tërhequr me sukses punëtorë të kualifikuar, duhet më shumë, thekson Adrian.
“Kjo fillon prej ofertës për vendstrehim të përshtatshëm e deri tek kujdesi për fëmijët e tyre. Nëse duam të frymëzojmë njerëz nga e gjithë bota për të punuar në Gjermani, atëherë duhet t’u japim edhe mundësinë që të ndihen të mirëpritur në Gjermani.”
Planet për lehtësimin e marrjes së shtetësisë
Procedura tepër të gjata dhe të ndërlikuara për punëtorët e kualifikuar në Gjermani. Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë bën thirrje për lehtësimin e imigrimit të e punonjësve të kualifikuar.
Peter Adrian është i pakënaqur: Sipas Presidentit të Shoqatës së Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në Republikën Federale të Gjermanisë, kompanitë gjithnjë e më shumë po detyrohen të refuzojnë porositë dhe të reduktojnë shërbimet e tyre. Prandaj, Adrian insiston për procedura më të lehta për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. “Edhe në krizën aktuale, mungesa e punëtorëve të kualifikuar është rreziku i dytë më i madh i biznesit për kompanitë pas kostove të energjisë,” i tha ai Agjencisë Gjermane të Shtypit (dpa). “Shumë kompani janë duke shpresuar se fluksi i punëtorëve të kualifikuar nga vendet e treta do të bëhet edhe më i lehtë.”
Qeveria federale po punon aktualisht në reformën e ligjit për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar të miratuar në vitin 2020. Sipas Adrianit, ligji aktual e ka lehtësuar ardhjen e specialistëve nga vendet jashtë Bashkimit Europian. “Por përvoja në kompani tregon se shumë gjëra janë ende tepër të ndërlikuara, zgjasin shumë e madje edhe dështojnë tërësisht”. /DW
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












