Lajme
Inflacioni i lartë detyron gjermanët të blejnë me zbritje
Rritja në mënyrë dramatike e çmimeve po i bën gjermanët të shtrëngojnë rripat dhe të ndryshojnë zakonet e tyre të blerjeve në mënyra të shumta, sipas një sondazhi nga kompania e kërkimit të tregut ”NielsenIQ”.
Mbi gjysma e konsumatorëve (52%) blejnë vetëm produkte që u duhen vërtet, bazuar në anketimin e më shumë se 10 000 qytetarëve.
Rreth 44% thanë se po arrijnë të bëjnë pa produkte “që janë argëtuese ose luksoze”, 31% po përpiqeshin të reduktonin vizitat në restorante dhe të hanin në vend të kësaj në shtëpi.
Rreth 30% e të anketuarve u pajtuan me pyetjen “A bleni më pak?”.
“Njerëzit po përdorin gjithashtu shumë strategji të tjera kursimi. Ata krahasojnë çmimet më shumë, u kushtojnë më shumë vëmendje ofertave speciale, kalojnë në produkte më të lira ose blejnë më shpesh me oferta”, tha eksperti i ”NielsenIQ”, Lothar Staiblin.
Shumë konsumatorë po ndryshojnë edhe zakonet e tyre të konsumit, për shembull, duke zëvendësuar gjalpin me margarinë dhe ujin mineral me ujin e çezmës.
Sipas sondazhit, vetëm rreth 10% e popullsisë nuk është aspak e shqetësuar për inflacionin – kryesisht ata me të ardhura të larta.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









