Integrimi
Roland Brack: Ekonomia e Zvicrës do të vazhdojë të mbetet dinamike
"Kohët e krizës janë gjithashtu edhe kohë mundësish dhe ndryshimet e mëdha shpesh ndodhin vetëm nën presion", thotë Roland Brack, sipërmarrës
“Për mendimin tim, ne vazhdojmë të kemi kushte të mira kornizë në Zvicër. Për mua si sipërmarrës, qëndrimi pozitiv, optimist është vendimtar, atëherë suksesi do të vijë. Zvicra ka ende potencial për tu rritur dhe prandaj besoj se vitet e ardhshme do të mbeten dinamike. Nëse i bëjmë detyrat e shtëpisë, atëherë mund të shoh mundësi të mëdha në të ardhmen”.
Albinfo.ch: Kriza e Ukrainës, çmimet e larta të energjisë, inflacioni i lartë – shumë sipërmarrës po vuajnë. A vlen kjo edhe për Ju?
RB: Mendoj se vështirë të ketë ndonjë kompani që nuk i ndjen efektet. Por krahasuar me njerëzit në terren, ndikimi është shumë më pak dramatik për ne.
Albinfo.ch: A e menaxhoni kompaninë tuaj ndryshe në kohë krize? Ndoshta më shumë sipas oportuniteteve, më pak strategjikisht?
RB: 4 vjet më parë ia kam dorëzuar me plot besim menaxhimin Martin Lorenz, CEO-s së ndërmarrjes. Përvoja ka treguar se në të vërtetë ka shumë më tepër oportunitete në kriza.
Albinfo.ch: Shumë thonë se kriza Covid 19 ka kontribuar shumë në dixhitalizimin më të shpejtë të shoqërisë. A ndani ju këtë mendim?
RB: Patjetër. Tani është puna që të jemi në gjendje të mbajmë shpejtësinë!
Albinfo.ch: Tregtia në internet ka përfituar shumë nga Covid 19. Nuk ka brejtje të ndërgjegjes lidhur me këtë?
RB: Ne jemi përpjekur të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që furnizimi i vendit të jetë i sigurt. Nuk kam brejtje të ndërgjegjes për këtë, por nuk jam as veçanërisht krenar për zhvillimin pozitiv të qarkullimit.
Albinfo.ch: Çfarë këshille do t’u jepnit sipërmarrësve të rinj që duan të fillojnë një biznes në kohë të vështira si këto?
RB: Kohët e krizës janë gjithashtu edhe kohë mundësish dhe ndryshimet e mëdha shpesh ndodhin vetëm nën presion.
Albinfo.ch: Deputeti Nacional nga FDP, Andri Silberschmidt kritikon fuqinë inovative të ekonomisë zvicerane. Ajo ka rrëshqitur në mesataren e renditjes ndërkombëtare. Çfarë mund të bëjnë politikanët për këtë? Çfarë mund të bëni ju si një sipërmarrës i suksesshëm për këtë?
RB: Luanët e ngopur nuk gjuajnë, këtu jam dakord me Andri Silberschmidt. Për këtë arsye, unë jam i përkushtuar për një ekosistem startup që funksionon mirë. Duhet të mësojmë të rrezikojmë sërish. Një qasje pozitive ndaj “dështimit” do të ishte gjithashtu e dobishme.
Albinfo.ch: Ju jeni një nga luanët në shfaqjen televizive “Gropa e Luanëve”? A i sjell një ndërmarrësi ndonjë përfitim të marrë pjesë në këtë shfaqje? Dhe cili ishte investimi juaj më i suksesshëm?
RB: Pjesëmarrja padyshim do të sjellë ndërgjegjësim në të gjithë Zvicrën dhe, në rastin më të mirë, edhe një investim. Xhirimet zgjasin rreth 45 deri në 90 minuta dhe vazhdoj të dëgjoj nga pjesëmarrësit se pyetjet e “luanëve” ishin të vlefshme dhe i ndihmuan ata të përparonin, edhe nëse nuk kishte investim. Ajo që më pëlqen në këtë shfaqje është se praktikisht ka vetëm fitues. Për fat të mirë, ka shumë startup që janë në rrugën e duhur. Nga sezoni i parë 4 vjet më parë, për shembull, Neon, të cilët ishin në gjendje të zgjeronin biznesin e tyre nga disa mijëra në mbi 100,000 klientë.
Albinfo.ch: Komuniteti zvicerano-shqiptar është shumë sipërmarrës. Çfarë cilësish mund të sjellë ai në ekonominë zvicerane?
RB: Pikërisht kjo: Sipërmarrja është një themel i rëndësishëm për një vend të prosperuar.
Albinfo.ch: Si i shihni perspektivat e ardhshme të ekonomisë zvicerane?
RB: Nëse i bëjmë detyrat e shtëpisë, atëherë mund të shoh mundësi të mëdha në të ardhmen.
Albinfo.ch: Dhe si e shihni perspektivën e ndërmarrësisë ?
RB: Për mendimin tim, ne vazhdojmë të kemi kushte të mira kornizë në Zvicër. Për mua si sipërmarrës, qëndrimi pozitiv, optimist është vendimtar, atëherë suksesi do të vijë.
Albinfo.ch: Po atë të tregtisë online?
RB: Zvicra ka ende potencial për tu rritur dhe prandaj besoj se vitet e ardhshme do të mbeten dinamike.
Albinfo.ch: Cilat janë qëllimet tuaja personale të biznesit?
RB: Trajnimi për praktikë (zanate, veçanërisht në fushën e ITK) dhe promovimi i ndërmarrësisë (veçanërisht përmes investimeve në start-up) janë ende shumë të rëndësishme për mua.
Më 26 nëntor, çmimi swissalbs për Sipërmarrësin e Vitit
Më 26 nëntor 2022, #swissalbs, organizata ombrellë për komunitetin zvicerano-shqiptar, do të akordojë për herë të dytë në Cyrih çmimin swissalbs për Sipërmarrësin e Vitit.
albinfo.ch është sponsor medial i aktivitetit.
Në juri bëjnë pjesë Këshilltari Kombëtar i FDP-së Andri Silberschmidt, Vllaznim Xhiha, Nadine Jürgensen, Roland Brack dhe Jeton Tola.
Në emër të #swissalbs, Michel Pernet ka zhvilluar nga një intervistë me anëtarët e jurisë mbi situatën aktuale ekonomike dhe mbi jetën e tyre sipërmarrëse.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte