Lajme
Rritje e madhe e varfërisë në Gjermani, zbulon studimi
Gjermania ka parë një rritje të ndjeshme të varfërisë gjatë dekadës së fundit, thuhet në një raport të publikuar të enjten nga Fondacioni Hans Boeckler, përcjell albinfo.ch.
Sipas një studimi të Institutit për Shkenca Ekonomike dhe Sociale (WSI) të fondacionit të lidhur me sindikatat, përqindja e njerëzve shumë të varfër, të cilët kanë në dispozicion më pak se 50% të të ardhurave mesatare, u rrit me 40% ndërmjet 2010 dhe 2019.
Ai theksoi se pandemia COVID-19, shpërthimi i çmimeve të energjisë dhe inflacioni i lartë kanë përkeqësuar varfërinë në Gjermani gjatë tre vjetëve të fundit.
“Në vitin 2019, më shumë njerëz në Gjermani u prekën nga varfëria se kurrë më parë”, thanë autorët e raportit.
Edhe pse Gjermania ka dëshmuar një zhvillim ekonomik pozitiv dhe rënie të papunësisë gjatë dekadës së fundit, familjet e varfra nuk kanë përfituar prej tij, pasi kanë mbetur edhe më mbrapa.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









