Lajme
2023-a, e pasigurt për eksportet gjermane
Mësohet se eksportet gjermane ka të ngjarë të ulen me dy për qind në vitin 2023 për shkak të ngadalësimit të ekonomisë globale, ka vlerësuar Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë (DIHK), përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se të ardhurat e eksportuesve gjermanë do të uleshin me 70 miliardë euro.
“Eksportet kanë filluar tashmë të ulen,” tha kreu i dhomës Volker Treier.
Një sondazh i DIHK-së tregoi se 47 për qind e gjithsej 3100 kompanive gjermane aktive jashtë vendit presin një ngadalësim të aktiviteteve ekonomike në tregjet e tyre të eksportit.
Një përqindje më e lartë e “pesimistëve”, deri në 67 për qind, u regjistrua vetëm në pranverën e vitit 2020, në fillim të pandemisë Covid-19.
“Ekonomia botërore është në prag të një dimri të akullt dhe arsyet kryesore janë pasojat ekonomike të luftës ruse kundër Ukrainës dhe politika kineze e tolerancës zero ndaj Covid-it”, është përfundimi i hulumtimit.
Në vitin 2023, DIHK pret në rastin më të mirë një rritje prej 2.5 për qind të ekonomisë botërore, afërsisht në përputhje me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Megjithatë, duket se eksportuesit janë më të sigurt për të ardhmen sesa kompanitë e fokusuara në tregun vendas. Kështu, pothuajse 40 për qind e të anketuarve presin biznes më të mirë jashtë vendit në vitin e ardhshëm, dhe 42 për qind nuk shohin ndonjë ndryshim në biznesin aktual, tregoi sondazhi.
Për krahasim, në grupin e kompanive që operojnë në tregun gjerman, vetëm tetë për qind e tyre presin një përmirësim në vitin 2023 dhe 52 për qind e tyre mendojnë se do të jetë edhe më keq, sipas një sondazhi të veçantë të DIHK.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












