Lajme
Gjermania, në prag të dyfishimit të çmimit të rrymës
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm Gjermania pritet të dyfishojë çmimin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror, përcjell albinfo.ch.
Referuar një raporti në Süddeutsche Zeitung, nga 1 janari pothuajse 300 operatorë ofrues të energjisë elektrike dhe gazit natyror në gjithë Gjermaninë do të rritin çmimet e energjisë.
Ofruesit e energjisë duhet të njoftojnë konsumatorët për rritjen e çmimeve gjashtë javë përpara.
Mesatarisht flitet për rritje rreth 54% të gazit natyror dhe rreth 61% të energjisë elektrike, raportojnë mediet gjermane.
Për shembull, në apartamentet qendrore të Këlnit konsumatorët kanë marrë tashmë njoftim për një rritje vjetore që mund të arrijë deri në 2000 euro.
Një shembull ilustrues: nga 150 euro në muaj, faturat do të rriten në 317 për energjinë elektrike dhe gazin natyror në vitin e ri, sipas letrave të para nga ofruesit. Rritje përkatëse të mëdha të faturave priten edhe në Mynih.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












