Lajme
Scholz synon thellimin e bashkëpunimit me vendet aziatike
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, mbërriti sot në kryeqytetin vietnamez, Hanoi, në mëngjes, në kuadër të vizitës së tij katërditore në Azi.
Scholz pritet të vizitojë gjithashtu Singaporin, përpara se të marrë pjesë në samitin e G20 në ishullin indonezian të Balit.
Scholz, i shoqëruar nga një delegacion biznesi prej 12 anëtarësh, do të takohet sot gjatë ditës me udhëheqësin e qeverisë, Pham Minh Chinh dhe sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, Nguyen Phu Trong, në Hanoi, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Vietnami ka marrëdhënie të ngushta si me Kinën, ashtu edhe me Rusinë. Megjithatë, marrëdhëniet midis Kinës dhe Vietnamit janë të tensionuara për shkak të një mosmarrëveshjeje territoriale në Detin e Kinës Jugore për dy grupe ishujsh.
Rusia, nga ana tjetër, është furnizuesi më i rëndësishëm i armëve të Vietnamit. Të dy vendet bashkëpunojnë gjithashtu në zhvillimin e fushave të gazit dhe naftës në brigjet vietnameze.
Përveç kësaj, ka mbi 150 projekte investimi në Vietnam me pjesëmarrjen e kompanive ruse. Ashtu si Kina, Vietnami është një nga vendet që nuk e dënoi pushtimin e Ukrainës nga Rusia në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Scholz dhe ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, do të marrin pjesë në një konferencë të hënën në Singapor, që do të fokusohet në reduktimin e varësisë ekonomike nga Kina dhe thellimin e partneriteteve me shtetet e tjera aziatike.
Në samitin e G20, Scholz do të diskutojë luftën në Ukrainë, krizën energjetike dhe ushqimore dhe gjendjen e ekonomisë botërore, së bashku me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, udhëheqësin kinez, Xi Jinping dhe liderë të tjerë.
Ky është udhëtimi i tretë i Scholz në Azi në 11 muaj, pas dy vizitave të shkurtra në Japoni dhe Kinë. Ndryshe nga paraardhësit e tij, Scholz nuk zgjodhi qëllimisht Kinën për vizitën e tij të parë aziatike, por partnerin demokratik të G7, Japoninë.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










