Lajme
“Nuk jemi kriminelë”, shqiptarët protestojnë në Londër, kërkojnë dorëheqjen e Braverman
Emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë protestuar këtë të shtunë kundër deklaratave të Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila tha se shqiptarët po sillnin kriminalitet në Britani dhe se duheshin larguar sa më shpejt nga vendi.
Me pankarta në duar dhe me flamuj kuq e zi, emigrantët shqiptarë i janë bashkuar tubimit në qendër të Londrës në “Westminster Bridge”, ku kërkojnë shkarkimin nga detyra të sekretares së Brendshme dhe të kërkohet falje publike nga qeveria.
Ata shprehen se ndjehen të fyer nga deklarata e Braverman, ndërsa theksojnë se nuk janë kriminelë, por taksapagues dhe kontribues në shoqërinë britanike.
Përveç atyre që jetojnë në Britani, në mbështetje kanë mbërritur edhe shqiptarë të tjerë nga Zvicra që u bashkohen kërkesave të tyre për deklaratat e sekretares britanike. Në rast se nuk ka reagim për protestën e tyre, emigrantët paralajmërojnë protestë tjetër më 28 nëntor, Ditën e Flamurit.
Debatet dhe gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, se Britania ndodhet përballë një pushtimi azilkërkuesish shqiptarë dhe se ato duhet të dëboheshin, ka nxitur debate mes dy shteteve.
Më herët kryeministri Edi Rama theksoi se nuk mund ta toleronte reagimin e Braverman, të cilin e konsideroi ‘të çmendur’ dhe një sjellje që ushqen ksenofobinë.
“Shqipëria është ende në pritje të një kërkese faljeje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”, ka theksuar lidhur me çështjen kryeministri Rama.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat











