Kosova
Paralajmërohet ulja e taksës në ‘Rrugën e Kombit’
Të ardhurat nga tarifa në “Rrugën e Kombit” kanë rezultuar më të larta se parashikimi në kontratën e koncesionit gjatë periudhës së zbatimit të saj nga viti 2018-2022, përcjell albinfo.ch.
Në raportin e Monitorimit të Koncesioneve për vitin 2021 që u publikua së fundmi nga Ministria e Financave, thuhet si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave nga trafiku, Autoriteti Kontraktues mund të aktivizojë rinegocimin e kontratës me mundësi uljen e tarifës së kalimit në sheshin e pagesës.
Në raport thuhet se nga 12 risqe të identifikuara në Koncesionin Rrugës së Kombit, Autoriteti Kontraktues ka mbajtur 3 risqe: riskun politik, riskun e qeverisjes dhe riskun e ndryshimeve ligjore, ndërsa tek Partneri Privat janë transferuar risku i ndërtimit, risku i transferimit të aseteve, risku i operimit dhe performancës dhe risku i ribalancimit të ekuilibrit financiar.
Ndërkohë, risku i kërkesës, risku financiar, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i ndërprerjes së kontratës janë ndarë mes palës private dhe publike. Në vitin 2018, për shkak të kundërshtimeve mbi tarifën e rrugës nga përdoruesit e rrugës si dhe nga banorët e qytetit të Kukësit, Sheshi i Pagesës (Toll Plaza) qëndroi për 6 muaj jashtë funksionit. “Megjithatë, për muajt operativë të ardhurat ishin më të larta se ato të parashikuara. Për vitin 2021 nuk është raportuar materializimi i ndonjë risku, por risku financiar, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i veprimeve negative të qeverisë (MAGA) janë klasifikuar si risqe të mesme dhe për riskun MAGA. Autoriteti Kontraktues shprehet se mundësia e materializimit të tij është e mundur në uljen e tarifës së kalimit në Sheshin e pagesës”, thuhet në raportin e Monitorimit të Koncesioneve.
Të ardhurat e koncensionarit arritën në vitin 2021 në 2,5 miliardë lekë, nga të cilat 1.7 miliardë lekë ishin të ardhura nga taksat në sheshin e pagës dhe 790 milionë lekë kompensim nga qeveria.
Të ardhurat totale ishin 10% më të larta se në vitin 2020 dhe 6 për qind më të larta se në vitin 2029.
Kur publikoi kontraktën koncesionare qeveria mbajti të fshehte aneksin për trafikun, por siç raporton Ministria e Financave, arkëtimet nga trafiku ishin më të larta se projeksionet në kontratë.
Në katër vjetët e para të kontratës kompania ka arkëtuar 7.9 miliardë lekë të ardhura (67 milionë euro). Ndërkohë që vlera e investimit nga kompania koncesionare është 5,6 miliardë lekë për të gjithë periudhën e kontratës 30-vjeçare.
Ministria e Financave raportoi se aktualisht projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit. Deri në fund të vitit 2021 janë realizuar 105.9% të investimeve kapitale. Sipas raportimeve shoqëria koncesionare vazhdon të realizojë punimet e mirëmbajtjes së autostradës “Milot-Morinë”, si dhe punime përmirësuese të komponentëve të ndryshëm përgjatë autostradës me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













