Lajme
33 vjet nga rënia e murit të Berlinit
Sot e 33 vjet më parë, Berlini frymoi ndryshe. 9 nëntori i vitit 1989 hyri në histori si dita e rënies së Murit të Berlinit. Ky mur nuk ndau vetëm Gjermaninë, ndau shumë njerëz e familje.
Rënia e këtij muri u bë disa vjet nga koha kur më 13 gushtit 1961 qeveria gjermane urdhëroi 40 mijë ushtarë dhe policë gjermanolindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetëm 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor.
10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor. Muri u përforcua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni dhe 302 kulla vëzhgimi.
Muri i Berlinit u ndërtua për të ndalur largimin e gjermanolindorëve drejt Perëndimit, duke u kthyer në simbolin e mungesës së lirisë, si dhe ndarjes politike të bllokut lindor me atë perëndimor.
Me gjithë këtë barrikadë, qindra njerëz morën guximin për të kaluar në anën tjetër, disa arritën të arratisen. 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 të tjerë u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin.
5 mijë gjermanolindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor dhe më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisje nga Gjermania Lindore. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua.
Guximin për të kaluar në anën tjetër, disa arritën 9 nëntori i vitit 1989 hyri në histori si dita e rënies së Murit të Berlinit.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












