Kosovë
Mbi 60 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës gjatë gushtit

Afro 61 mijë persona kanë vizituar hotelet e Kosovës gjatë muajit gusht të këtij viti, shumica prej të cilëve janë shtetas të huaj.
Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila publikoi këtë të martë Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin gusht 2022.
Pjesë e anketës thuhet se ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
“Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në këtë muaj ishte 60 mijë e 952, prej tyre 29.50% ishin vendorë dhe 70.50% të jashtëm, ndërsa numri i netqëndrimeve ishte 121 mijë e 478, prej tyre 32.13% nga vendorët dhe 67.87% nga të huajt”, thuhet në statistikat e ASK-së.
Numrin më të madh të vizitorëve e kishte Rajoni i Prishtinës me 20 mijë e 548 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të netqëndrimeve e kishte rajoni i Pejës, me 51 mijë e 270 netqëndrimi.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Gjermania, Shqipëri, Zvicra etj., shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri Një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përfshi nga flakët të shtunën në orët e...
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime