Lajme
43O mijë shqiptarë në Itali
Është paraqitur Raporti Statistikor mbi Emigracionin për vitin 2022 për Italinë, plotësuar nga qendra studimore e kërkimore IDOS në bashkëpunim me revistën “Confronti” (gjithashtu një qendër studimore) e Institutin e Studimeve Politike “S. Pio V”, përcjell albinfo.ch.
Gjatë prezantimit në Romë presidenti i IDOS, Luca Di Sciullo, vuri theksin në kriticitetet që mbart qasja evropiane (ku hyn edhe ajo italiane) ndaj fenomenit, trajtuar në logjikën e ngurtë të mbylljes së kanaleve të hyrjes së ligjshme të emigrantëve në vendet e Kontinentit të Vjetër.
Sipas shifrave të Raportit, në fund të 2021-shit rezidentët e huaj në Itali janë 5.193.669, prej të cilëve mbi 3 milionë e gjysmë qytetarë të shtetesh që nuk i përkasin Bashkimit Evropian.
Bashkësia më e madhe e huaj janë shtetasit rumunë (komunitarë), që numërohen në 1.076.412.
433.171 shqiptarë janë bashkësia numerikisht më e madhe e shtetasve jokomunitarë në Itali, ku përbëjnë 8.4% të të huajve, raporton DiasporaShqiptare.al.
396.918 shqiptarë janë titullarë lejesh qendrimi, 68.2% e të cilave afatgjata.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










