Lajme
Kundërshtohet vendimi i BE-së për të ndaluar shitjen e automjeteve me motorë me djegie nga viti 2035
Shoqata e Industrisë së Automjeteve të Gjermanisë (VDA) kritikoi vendimin e Bashkimit Evropian për të ndaluar shitjen e automjeteve me motorë me djegie duke nisur nga viti 2035.
“Është neglizhencë të vendosësh objektiva për periudhën pas vitit 2030 pa qenë në gjendje të bësh rregullimet e duhura bazuar në zhvillimet aktuale”, tha presidentja e VDA-së, Hildegard Müller, në një deklaratë dje në mbrëmje.
Müller përmendi zgjerimin e infrastrukturës së karikimit të baterive, varësinë e afërt nga lëndët e para dhe gjenerimin e mjaftueshëm të energjive të rinovueshme, përcjell Albinfo.ch.
“BE-ja tani kaloi menjëherë në ofensivë, duke vendosur kushtet kornizë”, tha Müller.
Gjithashtu, presidentja e VDA-së u shpreh në favor të një flote ekzistuese të motorëve me djegie, ku mund të operohet në mënyrë neutrale ndaj klimës.
“Për këtë do të nevojiten edhe lëndë djegëse sintetike”, shtoi ajo./dpa
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës Ambasada e Kosovës në Stokholm, në bashkëpunim me Institutin Francez dhe Ambasadën e Zvicrës në Suedi,... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












