Lajme
Komuna zvicerane do të votojë për ndalimin e reklamave në rrugë
Banorët e Vernier, një komunë në Gjenevë, do të thonë fjalën e tyre për ndalimin e tabelave reklamuese.
Një referendum i nisur kundër një ligji të ri që ndalon këtë formë komunikimi ka mbledhur 2,300 nënshkrime, tha të hënën bashkëkryetari i komitetit të referendumit. Për këtë çështe janë kërkuar gjithsej 1,921 nënshkrime të vlefshme.
Muajin e kaluar këshilli administrativ vendor vendosi të ndalojë tabelat dhe format e tjera të reklamimit në rrugë, me argumentin se kjo përmirëson cilësinë e peizazhit, transmeton Albinfo.ch.
Megjithatë, komisioni i referendumit, i përbërë nga parti të së djathtës politike, beson se është një shkelje serioze e lirisë së tregtisë. Ndalimi i tabelave në Vernier pretendohet se do të dëmtonte seriozisht shumë biznese lokale, duke krijuar një situatë konkurrence të pandershme, përcjell Albinfo.ch.
Qytetarëve në qytetin e Gjenevës gjithashtu së shpejti do t’u kërkohet të votojnë për ndalimin e ngjashëm të reklamave në hapësirat publike. Një referendum i nisur nga e djathta politike kundër ligjit që zbaton nismën popullore komunale “Genève zéro pub, libérons nos rues de la publicité commerciale” (Gjenevë – zero reklama, le të çlirojmë rrugët tona nga reklamat komerciale) ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












