Lajme
PIagosen dy kosovarë në Gjermani, njëri në gjendje kritike
33-vjeçari shqiptar plagos shefin dhe kolegun, Policia: Nuk patën asnjë debat, ngjarja ndodhi papritur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar ka plagosur me thikë dy persona, përcjell albinfo.ch.
Raportohet se një shqiptar është arrestuar për tentativë vrasjeje. Sipas asaj që shkruajnë mediat, 33-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, sulmoi me thikë shefin dhe një koleg të tij. Mësohet se i riu punonte si bojaxhi, transmeton albinfo.ch.
Të tre kishin shkuar së bashku në një furrë buke për të blerë diçka për të ngrënë në mëngjes. Por, në moment e sipër, shqiptari ka nxjerrë një thikë kuzhine. Si pasojë e goditjeve, kanë mbetur të lënduar rëndë 2 personat. Punëtori i plagosur ndodhet në gjendje kritike për jetën.
“Gjendja e tij është ende shumë kritike”, tha Stephan Beer, shef policie.

Sipas asaj që raporton policia, shqiptari e ka mbajtur me vete thikën 20 centimetra të gjatë përgjatë gjithë rrugës deri në furrën e bukës në Nymphenburg.
“Ngjarja ndodhi papritur”, shpjegojnë hetuesit. Mes 3 personave nuk ka pasur asnjë debat atë mëngjes.
Sipas policisë, 2 të plagosurit, shefi 50-vjeçar dhe bojaxhiu tjetër 28 vjeç, ishin me origjinë kosovare dhe serbe. Ata kanë marrë goditje në qafë, gjoks dhe shpinë.
Tashmë u takon autoriteteve që të sqarojnë rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. Po ashtu, dyshimet janë që shqiptari të vuajë nga probleme të shëndetit mendor. Kjo është mbështetur nga vendimi i gjyqtarit që të dielën pasdite, i cili vendosi që ta çojë shqiptarin në një klinikë të specializuar për shëndetin mendor./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










