Lajme
Me kredinë prej 95.000 frangash për Covid, paguan borxhet private
Gjykata Federale ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Vaudit, e cila e kishte dënuar atë për mashtrim, falsifikim dhe pastrim parash
Gjykata Federale Zvicerane, si instanca më e lartë gjyqësore e Zvicrës, ka konfirmuar një dënim me burg pjesërisht me kusht për një person që ka abuzuar me një kredi Covid prej 95,000 CHF.
Duke vepruar kështu, ai ka shlyer kryesisht borxhet private që kishte ndaj të tretëve, transmeton alinfo.ch.
Gjykata e Lartë Federale ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Kantonale të Vaudit, e cila kishte dënuar të përmendurin për mashtrim, falsifikim dhe pastrim parash në një aktgjykim të publikuar, shkruan srf.ch.
Personi në fjalë duhet të vuajë gjashtë muaj burgim efektiv nga dënimi i gjithmbarshën prej dymbëdhjetë muajsh burg.
Në ankesën e tij të bërë në Gjykatën Federale, ai kishte kërkuar lirimin nga akuza për pastrim parash dhe që dënimi me burg t`i shqiptohej i tëri vetëm me kusht, përcjell albinfo.ch. Por Gjykata e Lartë Federale ka dalë në përfundimin se i dënuari, duke tërhequr disa shuma cash nga kredia e dhënë, ka bërë fshehjen e rrjedhës së parave, gjë që përbën pastrim parash.
Ky ishte deri më tani rasti më i madh individual i mashtrimit lidhur me kreditë e dhëna për Covid-19 në Zvicër.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











