CH-Ballkani
Raporti i Komisionit Evropian që ‘godet’ Serbinë
Raporti i hartuar nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula, u aprovua me 49 vota pro, pesë kundër dhe tetë abstenime
Evropës duket po i soset durimi me lojën me “dy porta” të Serbisë. Teksa miratoi raportin e strategjisë së re të Zgjerimit, Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian kërkoi që negociatat e anëtarësimit të Serbisë në bllok, por edhe dhënia e fondeve të BE-së, të kushtëzohet tanimë me mbështetjen e Beogradit për sanksionet ndaj Moskës, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
“Prioritet duhet të jetë përshtatja e vendeve të përfshirë në procesin e zgjerimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë së Bashkimit Evropian. Negociatat e anëtarësimit me Serbinë të avancojnë vetëm nëse ajo u bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe arrin një progres të qënësishëm në reformat e nevojshme për integrim”, thuhet në raporti e PE-së.
Shumë më i drejtpërdrejtë, raporti këtë herë parashikon një reformim të procesit të zgjerimit me një mekanizëm të qartë: shpërblim për vendet që avancojnë në përmbushjen e kritereve, sanksionim për ata që mbeten prapa.
Raporti i hartuar nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula, u aprovua me 49 vota pro, pesë kundër dhe tetë abstenime. PE-ja, përmes raportit për strategjinë e zgjerimit, po ashtu ka propozuar që të ndryshohet mënyra e miratimit të vendimeve, duke hequr dorë nga unanimiteti për të kaluar në votim me shumicë të kualifikuar në Këshill, ndërsa kujtohet sesi besueshmëria e procesit të zgjerimit, por edhe i BE-së në tërësi, është dëmtuar për shkak se disa shtete anëtare, për shkak të interesave kombëtare e kanë bllokuar këtë proces.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











