Lajme
Po ecte rrugës, përplaset nga makina, humb jetën mërgimtari
Raportohet se një 57-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën të shtunën në Novara të Italisë, përcjell albinfo.ch.
N.B derisa po ecte në rrugë, u përplas nga një makinë që e hodhi disa metra nga goditja.
Mediat italiane shkruajnë se 57-vjeçari jetonte prej vitesh në këtë qytet bashkë me familjen dhe punonte në një ndërmarrje si mekanik. Nga lëndimet e marura shqiptari humbi jetën në vend e ngjarjes, për shkak të goditjes së fortë.
Në timonin e makinës mësohet se ishte një 49-vjeçar nga Trecate. Ai u ndalua nga policia dhe iu nënshtrua testit të alkoolit dhe drogës. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










