Futboll
FC Kosova Zürich me mbështetje të fuqishme të biznesmenëve
Në traditën e klubit më të madh futbollistik të shqiptarëve të Zvicrës janë takimet e rregullta me sponzorët e klubit. Në këto takime shtrohet një darkë pune ku të pranishmit njoftohen mbi ecurinë dhe organizimin e klubit.
Darka vjeshtore me sponzorët dhe mysafirët e klubit është shtruar në restorantin “Da Paulo” në Schlieren me një aperitiv të ofruar nga pronari i restorantit, Pal Deda, ku të ftuarit kanë shkëmbyer përvojat e punës me mundësinë e rrjetëzimit të bizneseve të tyre. Nga mysafirët e ftuar krahas sponzorëve, merrte pjesë edhe politikani, Mario Fehr, pastaj Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati bashkë me Shukrije Ramadanin, ryetarja e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Merita Pinta dhe mjekë nga Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër.
Para mbi 100 pjesëmarrësve presidenti i FC Kosovës, Nesret Limani, njoftoi mysafirët e ftuar mbi gjendjen aktuale të ekipit të parë, juniorëve dhe ekipeve të tjera që garojnë në regjionin e Cyrihut. Deputeti i qytetit dhe njëherësh anëtar i kryesisë së FC Kosovës, Përparim Avdili foli mbi rëndësinë e organizimit të komunitetit shqiptar në Zvicër, duke i dhënë kështu mundësinë “kundërshtarit” të tij politik, Mario Fehr për një fjalë përshëndetëse.
Ish-anëtari i partisë Socialdemokrate, Fehr, vlerësoi lartë angazhimin dhe ndryshimin pozitiv të komunitetit shqiptar në Zvicër duke marrë shembull organizmin klubit FC Kosova. Drejtori ekzekutiv për Siguri dhe Sport në kantonin e Zürichut tregoi që ka lidhje te hershme me komunitetin shqiptar, duke veçuar shoqet shqiptare të vajzës së tij dhe tani bashkëpunimin me politikanin shqiptar, Përparim Avdilin. Ndryshe, FC Kosova Zürich drejtohet nga anëtarë me përvojë dhe autoritet në mesin e komunitetit shqiptar të Zvicrës.

Prezenca e lartë e musafirëve të jetës sportive, kulturore e politike të shqiptarëve të Zvicrës tregon nivelin e organizmit dhe marrëdhëniet e mira të anëtarëve të kryesisë me figura publike të shqiptarëve të Zvicrës.
FC Kosova aktualisht gjendet në mesin e tabelës dhe është një ekip që ka lojtarë të dëshmuar gjysmëprofesionistë, të cilët kanë kaluar nëpër akademitë më të njohura të shkollave të futbollit zviceran.
FC Kosova Zürich do të shkojë në këtë fundjavë për një qëndrim pesë ditor në Kosovë me ftesë të FFK si fituese e Kupës së klubeve shqiptare në Zvicër “Union Cup”.
Në këtë kuadër do të zhvillohet turneu i Superkupës Kosovë-Diasporë, mes FC Kosovës, fituesit të Kupës së Diasporës në Gjermani, AVK Bardhosh Gërvalla dhe fituesi i kupës së Kosovës, FC Llapi.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin


















