Lajme
Në Vjenë promovohet libri “Mos harro kurrë”, i autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj
Fundjavën që iku, në Vjenë të Austrisë u promovua libri i xhepit “Mos harro kurrë” – “Vergiss Niemals”, i autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, përkthyer në gjermanisht nga Arlinda Çitaku.
Në këtë ngjarje kulturore e shkencore u promovua edhe filmi dokumentar DËSHMITË E HESHTURA, i përkthyer me titra anglisht, i autorit N. Pllana.
Ky film i kushtohet gjenocidit serb në Krushën e Madhe të komunës së Rahovecit, kur më 25 mars 1999 ushtria dhe policia gjakatare serbe i vrasin 243 shqiptarë duarthatë të këtij fshati, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë, në mesin e të cilëve, sot e 23 vjet më parë, 63 janë ende të pagjetur, ndër ta edhe Heroi i kombit, Ukshin Hoti.
Përveç shumë bashkatdhetarëve tanë nga Austria e Gjermania, na nderoi me prezencën e tij edhe poeti i ri, Bear Berisha, djali i heroit të kombit, Xhevat Berisha, ndërkaq morën pjesë aktive dhe e vlerësuan lart këtë vepër publicistike e dokumentare edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, Lulzim Pllana dhe shkrimtari e dramaturgu nga Shkodra, Mag.Prof. Gjergj Jozef Kola, me banim në Vjenë.
Autorët N.Pllana e Agim Aliçkaj i falënderojnë të gjithë të pranishmit për kontributin e tyre në këtë manifestim kulturor, e në veçanti organizatorin dhe moderatorin Nikollë Gjini, këngëtarin e mirënjohur shqiptar nga Prizreni.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











