Lajme
Pasi vret një person, kosovari 55 vjeçar bën vetëvrasje
55-vjeçari kosovar, i kërkuar si i dyshuar u zbulua pak orë më vonë me një plagë vdekjeprurëse me armë zjarri në kokë
Njerëzit janë dëshmitarë të qëllimit të një 36-vjeçari nga Dormagen. Pak më vonë ka mbetur i vdekur edhe autori i dyshuar i të vrasjes, i cili mësohet se ka qenë përgjegjës për të shtënat ndaj dy personave të tjerë 90 kilometra larg.
Një 36-vjeçar u qëllua për vdekje në një kioskë në Dormagen, në jug të Düsseldorfit. Kështu ka bërë të ditur policia e Dyseldorfit, të premten.
Dëshmitarët e krimit kanë lajmëruar policinë dhe shumë shpejt kanë dhënë informacion për autorin e dyshuar.
55-vjeçari i kërkuar si i dyshuar u zbulua pak orë më vonë rreth një kilometër më tutje në anë të rrugës me një plagë vdekjeprurëse me armë zjarri në kokë. Të dy burrat nuk ishin të panjohur për policinë.
Nga rrethanat kuptohet se 55-vjeçari ishte vetëvrarë. Pranë tij është gjetur një armë zjarri. Tashmë po hetohet nëse është edhe arma e vrasjes së 36-vjeçarit. 55-vjeçari kosovar është reanimuar por më pas është konstatuar vdekja e tij.
Hetuesit aktualisht po kontrollojnë lidhjen midis krimit dhe të shtënave në Westerwald në Rhineland-Pfalz, rreth 90 kilometra nga Dormagen. Aty janë gjetur dy persona të plagosur me armë zjarri.
Siç raporton gazeta “Bild”, bëhet fjalë për personin e njëjtë i cili i ka marrë jetën një personi në Dormagen. Prandaj, ai duket të ketë shkuar me makinë në Westerwald pas krimit dhe më pas të ishte kthyer menjëherë. Njëri nga dy personat thuhet se ka ndërruar jetë ndërkohë, raporton gazeta.
Krimi i parë ndodhi në një kioskë në lagjen Hackenbroich të Dormagen-it. Disa persona kanë qenë dëshmitarë të të shtënave ndaj 36-vjeçarit. Zona përreth kioskës është rrethuar. Në të, mjekët ligjorë kanë bërë sigurimin e gjurmëve.
Më vonë ata ekzaminuan edhe një makinë me qira të parkuar përpara saj. Fillimisht ishte e paqartë nëse ajo kishtei luajtur ndonjë rol në krim, përcjell albinfo.ch. Policia ishte vënë në kërkim të autorit me dhjetëra policë. Është përdorur edhe një helikopter i policisë. Rrethanat e krimit janë ende objekt i hetimeve.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










