Uncategorized
Franca arrin marrëveshje multimiliardëshe për gazin me Katarin
Franca ka arritur të sigurojë një marrëveshje multimiliardë dollarëshe për gazin, duke garantuar kështu furnizim nga Katari, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është bërë me dije nga vetë distributori “Qatar Energy”, ent shtetëror, i cili ka arritur të përmbyllë marrëveshjen mjaft të rëndësishme për Parisin.
Me firmat e hedhura, tashmë Franca duket se nuk do ta vuajë më furnizimin me gaz të lëngshëm, pasi ka edhe mbështetjen nga Algjeria (ish-koloni franceze në Afrikë).
Kriza e fundit e shkaktuar prej luftës në Ukrainë ka bërë që shumë shtete të Evropës të kthejnë sytë nga burime të tjera për gazin e lëngshëm, duke qenë se Gazprom ka nisur reduktimet e pajustifikuara dhe po bën çmos që evropianët ta ndjejnë mungesën e furnizimit.
Mirëpo, në kushte të tilla, dy vendet e Bashkimit Evropian, të cilat më së shumti do ta vuajnë këtë aspekt, do të jenë Gjermania dhe Italia, me Francën që tashmë siguron këtë marrëveshje me Katarin.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













