Lajme
Mbahet koncerti i Visar Kuqi Trio me projektin e dytë “Departures” në Bernë

Me shfaqjen e top filmave kosovarë të viteve të fundit siç janë “Martesa”, “Vera ëndërron detin” apo edhe “Zgjoi”, filma këta fitues të shumë festivaleve me renome botërore, Kino Kosova mbylli edhe një edicion të suksesshëm të këtij Festivali.
Pos shfaqjeve edhe disa filmave të shkurtër, risi e këtij edicioni ishte po ashtu edhe leximet nga shkrimtarja Meral Kureyshi si dhe shkrimtari Shpëtim Selmani, shkruan albinfo.ch
Duke ndjekur tashmë traditën, e për ti dhënë ende më shumë shkëlqim këtij organizimi, në natën e fundit të tij, u mbajt edhe Koncerti i Visar Kuqi Trio, i përbërë nga Visar Kuqi, Enver Muhamedi dhe Enes Bajramliqi.
Pas sukseseve me albumin e parë, me projektin e dytë të titulluar “Departures”, Visar Kuqi Trio vazhdojnë udhëtimin e tyre muzikor me një album gati se meditativ dhe një Jazz modern minimalist.
Me vetëm 8 krijime të komponuara nga Visar Kuqi dhe anëtarët e tjerë të Trios, të ndikuar na shumë zhanre muzikore e kompozitorë të shquar, mund të thuhet se Visar Kuqi Trio ka krijuar tashmë identitetin e vet muzikor.
Kjo vërehet veçmas tek këngët „Archaic dhe „Departures, ku duke përdorur ritme të çrregullta të ndikuar nga materialet muzikore nga Ballkani, komponimi i tyre është bërë në një mënyrë shumë indirekte dhe delikate.
I lansuar në fund të 2020 “ Departures” që nisi si dedikim për nisjet e reja, gjeti një kontekst të ri në situatën e krijuar para dy viteve për shkak të pandemisë. Kur gjithçka u ndal, muzika u kthye në një ekspeditë, për të kërkuar forma të reja të udhëtimit.
I zhvilluar në një ambient thuajse ishte ndërtuar enkas për ta, koncerti në fjalë, edhe pse u mbajt në mbrëmjen e së dieles, ishte stërmbushur.
E për ti dhënë edhe më shumë „zjarr“ kësaj mbrëmje, ishte padyshim jazz këngëtarja shqiptare Elina Duni. Si një befasi për publikun, ajo së bashku me Rob Luft dhe Trion, bënë që atmosfera të arrinte kulminacionin.
Visar Kuçi trio u formua ne vitin 2013. Ata morën pjesë në shumë evente të ndryshme dhe në Festivale si Prishtina Jazz Fest në Prishtinë, Mirëdita/Dobardan në Beograd. Repertori i tyre përfshinë komponime prej Jazz-it klasik deri tek ai eksperimental dhe natyrisht komponimet e tyre origjinale. Deri më tash kanë lansuar për publikun dy albume: Modern Waves në vitin 2017 si dhe Departures në vitin 2020.


E-Diaspora
-
Prishtina nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit Në kryeqytetin e Kosovës do të jehoj zëri i dy operistëve me famë botërore ...
-
Mira Murati siguron fonde prej 2 mld euro për start-up-in e saj të ri në fushën e IA
-
Politikanët sërish në Alba Festival
-
Kombëtarja e Zvicrës ka kompletuar zyrtarisht listën e lojtareve për Kampionatin Evropian 2025!
-
Parada e shqiptarëve në Nju-Jork
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë Për shkak të pasigurisë së rritur në Lindjen e Mesme dhe frikës për rritje të mëtejshme...
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë