Lajme
U mbajt panairi i librit “Diaspora 2022”
Pos librave të shumtë në gjuhën shqipe, të pranishmit patën mundësi të ndjekin edhe një performancë artistike, ritmet e valleve krijuan një atmosferë të këndshme
Pas dy vjetësh mungesë, Panairi i Librit “Diaspora 2022” ka hapur dyert këtë të diel në një atmosferë të veçantë dhe me praninë e shumë të interesuarve, shkrimtarë e adhurues të shumtë të librit, të cilët patën rastin të gjenin larmi librash dhe të takoheshin me autorët.
Në panairin e librit “Diaspora 2022” veprat e tyre letrare dhe artistike i kanë prezantuar rreth 33 shkrimtarë dhe 4 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Platforma mediale albinfo.ch ishte partnere medial e edicionit të sivjetme të panairit të librit.
Në mesin e mysafirëve të ftuar ishin edhe personalitet nga Shqipëria, Kosova si dhe nga Maqedonia e Veriut. I pranishëm ishte edhe profesori dhe poeti Agim Vinca, Agron Dalipaj nga Pogradeci, Aleksandër Hasanas nga Korça, Çun Lajçi nga Prishtina, Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës dhe shumë të tjerë krijues, e adhurues të letrave të shkruara.
Nikoqir i këtij panairi ishte shoqata “Bashkimi” me seli në Uster të Cyrihut, organizim ky tashmë tradicional. Drejtuesi i shoqatës “Bashkimi” Guximtar Alushi, shpreson që këtij eventi kulturor do t`i bashkëngjiten afaristë që veprojnë në Zvicër në mënyrë që të japin kontributin e tyre në përkrahje të këtij organizimi kulturor të diasporës.
Pos librave të shumtë në gjuhën shqipe, të pranishmit patën mundësi të ndjekin, edhe një performancë artistike, ritmet e valleve krijuan një atmosferë të këndshme tek të pranishmit.
Në një prononcim për albinfo.ch kryetari i shoqatës, “Bashkimi”, Guximtar Alushi, ka thënë se “kësaj radhe kemi të ftuara dhe shoqatat kulturore që veprojnë në Zvicër me qëllim që secila shoqatë kulturore të ketë mundësinë t`i prezantohet publikut me programin e vet dhe kështu do të krijohen ura bashkëpunimi edhe më të gjerë.
Ndërsa sa i përket interesimit për panairin e sivjetmë “Diaspora 2022”, Alushi ka treguar se “ka pasur interesim të madh nga shkrimtarët nga Kosova, por për fat të keq, nuk kanë qenë të pajisur me vizë, dhe e kanë pasur të pamundur të marrin pjesë”.
Panairi i Librit “Diaspora 2022” realizohet me mjetet vetjake të shoqatës “Bashkimi” me seli në Uster të Cyrihut, e cila fal anëtarësisë ende ka fuqinë ta përballojë realizimin e një eventi të tillë.
(Teksti dhe fotot: Armend Berisha)
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë





















