Lajme
Gjermania në alarm: Buka mund të shkojë 10 euro shumë shpejt
Lufta e Vladimir Putinit së shpejti mund të bëjë që çmimet e ushqimeve në Gjermani të shpërthejnë
Klaus-Peter Lucht, zëvendëspresident i shoqatës së fermerëve në Shlezvig-Holshtajn, paralajmëron në BILD: “Buka së shpejti mund të kushtojë dhjetë euro”, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja: çmimet e grurit janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.
Efektet e çmimeve të shtrenjta po ndjehen që tani në supermarkete: javën e kaluar u bë e ditur se rrjeti Aldi ka rritur çmimet për 150 produkte. Një kg miell tani kushton 45 centë nga 39, një rritje prej 15.6 për qind. Tosti me miell integral kushton 89 në vend të 79. Dhe 500 gramë makarona ‘penne rigate’ kushtojnë 69 centë nga 49- një rritje prej 40.8 për qind.
Sipas revistës tregtare, çmimi i kafesë organike do të rritet edhe me një euro të tërë. Një tronditje e shtrenjtë që nuk kishte ndodhur prej vitesh!
Sipas Lucht nga Shoqata e Fermerëve- disa produkte madje mund të zhduken plotësisht nga raftet- si vaji i lulediellit apo reçeli i kajsisë.
Vaji i lulediellit aktualisht nuk ekziston në shumë vende. Aty ku mund të blihet ende, çmimet janë rritur ndjeshëm- së fundmi kushton 1.79 euro nga 1.39- një rritje prej 28.8 për qind.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











