Lajme
Azilkërkuesit në Gjermani, një problem serioz
Gjermania është një nga qëllimet kryesore, ku shumë njerëz nga vendet e varfra e shohin si zgjidhje dhe zgjedhje të vetme për të dalë nga situata e keqe ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që vendosja e azilkërkuesve në Gjermani tashmë është një problem serioz dhe i vështirë për t’u menaxhuar.
Pas heqjes se masave për shkak të pandemisë, kanë filluar të arrijnë shumë azilkërkues të rinj dhe refugjatë nga Ukraina. Strehimoret janë mbushur plot, shkruajnë mediat gjermane.
Në Dortmund, Bonn apo Berlin, ku kanë ardhur shumë refugjatë nga Ukraina, ka shumë vështirësi me akomodimin e tyre, thuhet në një sondazh të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa.
Referuar të dhënave të Ministrisë Federale të Brendshme, në shtatë muajt e këtij viti janë regjistruar 113,171 kërkesa për azil, rreth 17% më shumë se një vit më parë në të njëjtën hapësirë kohore. Kësaj i shtohen refugjatët nga Ukraina që duhet po ashtu të vendosen diku.
Më 26 shtator janë regjistruar 985.000 ukrainas që kanë ardhur në Gjermani për shkak të luftës. Një pjesë e tyre është kthyer sërish në vend. Të gjithë ukrainasit që vijnë në Gjermani nuk regjistrohen tek autoritetetet, kështu që shifra aktuale duhet të kuptohet me rezerva.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












