Lajme
65 miliardë ndihma ndan Gjermania për qytetarët e saj
Pako e tretë e ndihmave për gjermanët
Para pak ditësh, partitë e koalicionit në pushtet në Gjermani kanë rënë dakord për pakon e tretë të ndihmave. Krerët e koalicionit qeverisës, socialdemokratët e SPD-së, Të Gjelbrit dhe liberalët, FDP u dakorduan për lehtësime dhe ndihma në vlerë prej më shumë se 65 miliardë eurosh. Kjo u bë e ditur të dielën nga publikimi i vendimeve 13-faqëshe të koalicionit. Çmimet e pritshme të larta të energjisë për qytetaret dhe sipërmarrjet do të ulen përmes masash të caktuara, thuhet në vendimin e koalicionit. “Kjo mbështet ekonominë dhe tregun e punës, sepse qytetaret dhe qytetarët do të vazhdojnë të konsumojnë dhe sipërmarrjet do të investojnë më tej”.
Kjo paketë e tretë masash lehtësuese prej 65 miliardë është më e madhe se të dyja paketat e mëparshme, ka thënë kancelari Scholz (SPD) gjatë prezantimit të masave lehtësuese në konferencën e shtypit në Berlin. “Të gjitha paketat së bashku përmbledhin 95 miliardë euro. “Është shumë ajo që po vemë në lëvizje, por është e nevojshme”, ka thënë Scholz.
Kancelari, Olaf Scholz është shprehur se qeveria do të kujdeset që për qytetarët të ulen çmimet e gazit, naftës dhe qymyrit. Për këtë do të përdoren të ardhura nga mbifitimet e koncerneve energjitike. “Fitimet e rastësishme” të koncerneve do të merren, tha kancelari Scholz gjatë prezantimit të paketës së tretë të masave lehtësuese të dielën. Për këtë qeveria gjermane do të kërkojë një zgjidhje në nivel të BE, por partnerët në koalicion janë të gatshëm që një tatim special të mbifitimit “ta zbatojnë pa vonesë” edhe në nivel kombëtar.
“Ne do t’ia dalim mbanë këtë dimër”, ka thënë Scholz gjatë prezantimit të rezultateve të konsultimit të koalicionit dhe shprehu bindjen, se kjo paketë do të jetë një ndihmë e madhe për qytetarët. “Vendi ynë ndodhet në një kohë të vështirë”, tha Scholz në Berlin, “por ne do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë së bashku si vend”.
Për të lehtësuar qytetarët që duhet të paguajnë çmime të larta të rrymës elektrike do të vendoset kufiri maksimal i çmimit të rrymës. “Ekonomive shtëpiake do t’u përllogaritet një masë e madhe energjie me një çmim të leverdishëm (bëhet fjalë për konsumin bazë), kështu që ato do të lehtësohen ndjeshëm dhe mbetet kështu edhe një stimul për kursim energjie”, bëhet e ditur në vendimin e koalicionit.
Në të ardhmen qeveria gjermane do ta orientojë rregullimin e ndihmave të caktuara sociale (Sozialeistungen, shën.red.) me zhvillimin e inflacionit. Scholz bëri fjalë për një ndërrim paradigme. Si masa konkrete lehtësimi do të jenë zgjerimi i numrit të personave që marrin ndihma sociale për banimin – nga 640.000 vetë aktualisht në rreth 2 milionë vetë. Pensionistët nga 1 dhjetori 2022 do të marrin një kontribut energjie prej 300 eurosh. Për studentët do të jepet një shumë një herë prej 200 eurosh. Kurse ndihma sociale (Hartz IV) nga 1 janari 2023 do të riemërtohet në fond qytetar dhe do të merret parasysh inflacioni për ndihmë bazë, duke e çuar atë në 500 euro. Kontributi mujor për fëmijën do të rritet me 18 euro në 1 janar 2023. Koalicioni bëri të ditur se programet e ndihmës për sipërmarrjet do të zgjaten deri më 31 dhjetor 2022.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas














