Lajme
Suedi: U hap ekspozita “Fossiler” e artistit kosovar, Visar Ulaj
Ekspozitë në Stokholm, artistit Visar Ulaj nga Kosova që jeton dhe vepron në Suedi
Në Stokholm, në Galleri Bellman u hap ekspozita e titulluar “Fossiler” e artistit Visar Ulaj nga Kosova që jeton dhe vepron në Suedi, shkruan albinfo.ch.
Ulaj përmes punimeve të tija artistike reflekton gjurmë nga momente të ndryshme të kapura diku nëpër botë viteve të fundit, ashtu siç janë ruajtur fosilet bimore e shtazore gjatë historisë së tokës.
Veprat shumë të veçanta dhe me një stil autentik të Visar Ulajt, janë punuar me teknikën e ashtuquajtur popart.
Në hapjen e ekspozitës, mori pjesë edhe ambasadorja Shkendije Geci-Sherifi, ambasadori i Shqiperisë, Virgjil Kule, Shuquri Sejdijaj nga Shoqata Kulturore Teuta-Albanska Kulturföreningen Teuta, Petrit Gora, drejtor i Festivalit Ndërkombëtar Anibar dhe artdashës të shumtë nga institucionet kulturore suedeze. /Albinfo.ch




E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












