Kuriozitete
Iphone 14 vjen me kapacitet më të madh të baterisë
Më 7 shtator, do të prezantohen katër versionet e iPhone: versioni bazik i iPhone 14, iPhone 14 Plus, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max
Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në lansimin e versionit Iphone 14 tashmë është bërë e ditur se modeli më i ri do të ketë një kapacitet më të madh të baterisë.
Sipas raportimeve më të fundit, këto pajisje pritet të kenë dimensione paksa më të mëdha, por edhe kapacitete më të mëdha të baterisë që do të përdorin opsionin e ri të ashtuquajtur “alëays-on diplay” që do të thotë se do të figurojë ora dhe data edhe kur telefoni është i kyçur.
Përdoruesit e versionit beta iOS 16 tashmë e kanë në telefonat e tyre këtë opsion, e përditësimi zyrtar pritet i sistemit operativ iOS 16 do të ndodhë më 7 shtator, pas përfundimit të eventit Far Out.
Megjithatë, ky opsion është i lidhur me teknologjinë e re të ekranit OLED që Apple do ta përdorë ekskluzivisht në iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max, sa i përket freskimit të ekranit gjatë opsionit alëays-on display, që do të ndihmojë në kursimin e baterisë.
Kur flasim për dimensionet e ekraneve, iPhone 14 vjen me ekran 6.1-inç, iPhone 14 Plus me 6.7, iPhone 14 Pro me 6.1 si dhe iPhone 14 Pro Max me 6.7-inç.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright... -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









