Lajme
Gjermania e Danimarka gjejnë alternativa për gazin
Danimarka do të rrisë në tre gigavatë kapacitetin e saj të planifikuar të erës në det të hapur në Detin Baltik dhe do ta lidhë atë me rrjetin gjerman, një hap ky që Evropa të ndalojë varësinë nga gazi rus, raporton Ap.
Një lidhje që do të vendoset nëpërmjet instalimit të një kablloje nëndetare 470 kilometra, e cila do të kalojë përmes ishullit danez Bornholm në Detin Baltik dhe do të arrijë në veri të Gjermanisë. Nga kjo pikë do të shpërndahet si në pjesën tjetër të territorit gjerman, ashtu edhe në pjesën tjetër të Evropës. Siç vuri në dukje Annalena Baerbock, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, era nga Deti Baltik mund të prodhojë “më shumë se dyfishin e kapacitetit të instaluar të të gjitha termocentraleve gjermane me qymyr”, transmeton Albinfo.ch.
“Me këtë lloj projekti mes partnerëve evropianë, ne arrijmë dy objektiva kyç në të njëjtën kohë: sigurinë energjetike evropiane dhe neutralitetin klimatik”, tha ministri gjerman i Ekonomisë dhe Klimës, Robert Habeck. Nga ana tjetër, ministri danez i Energjisë, Dan Jørgensen, ka theksuar se “bashkëpunimi ndërkombëtar është më urgjent se kurrë” për të reduktuar gazrat serrë dhe për të lejuar Evropën të jetë më e pavarur nga gazi rus.
Nga ana e tij, kancelari gjerman, Olaf Scholz, siguroi se do t’u japë fund importeve të naftës dhe qymyrit rus këtë vit dhe se do të përpiqet të ndalojë përdorimin e hidrokarbureve nga Moska brenda dy vjetëve. Përveç kësaj, ai është zotuar të eliminojë plotësisht emetimet e gazeve serrë të vendit deri në vitin 2045.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












