Lajme
Më shumë se 400 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në Zvicër
“Zvicra është vendi i gjashtë më i prekur nga lija e majmunëve për një milion banorë”
Deri të hënën, ora 11:00, në Zvicër janë zbuluar 416 raste të lisë së majmunëve, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), njofton albinfo.ch.
Rastet janë rritur ndjeshëm që kur infeksioni i parë u raportua në Zvicër më 19 maj.
Bag në një tabelë tregon se ku janë gjetur më së shumti rastet në Zvicër.
“Zvicra është vendi i gjashtë më i prekur nga lija e majmunëve për një milion banorë”, tha Alexandra Calmy, një specialiste e sëmundjeve infektive në spitalet universitare të Gjenevës (HUG).
Megjithatë, ndryshe nga fqinjët e saj, Zvicra ende nuk ofron vaksinim kundër lisë së majmunëve.
“Disa pacientë na kanë thënë se kanë arritur të vaksinohen diku tjetër, duke udhëtuar deri në Kanada. Njerëzit janë shumë kreativë në marrjen e kësaj vaksine, por më duket turp që shkathtësia [e individëve] është e vetmja mënyrë për të marrë atë që besoj se na takon në shoqërinë tonë”, shtoi Calmy.
E-Diaspora
-
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri Orines Gashi dhe Bahtir Bahtiri mblodhën 30 të rinj nga e gjithë Evropa në kuadër të... -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Austri
-
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri Orines Gashi dhe Bahtir Bahtiri mblodhën 30 të rinj nga e gjithë Evropa në kuadër të... -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë












