Lajme
Prodhuesi zviceran i çokollatës Lindt & Sprüngli po tërhiqet nga tregu rus
Prodhuesi zviceran i çokollatës Lindt & Sprüngli po tërhiqet nga tregu rus, pasi njoftoi se do të ndërpresë operacionet atje pas pushtimit të Ukrainës nga forcat e armatosura ruse, përcjell albinfo.ch.
Kompania ka shkruar se tanimë është e bindur për veprimet e saj, përkunder humbjeve që mund t’i kenë.
Një numër i madh i firmave zvicerane tashmë kanë ndërprerë të gjitha prodhimet në këtë shtet.
“Ne do të mbështesim punonjësit tanë në Rusi dhe do të veprojmë në përputhje me rregulloret lokale”, tha kompania me bazë në Cyrih në një deklaratë të shkurtër të martën.
Më 9 mars, Lindt & Sprüngli njoftoi se do të mbyllte tetë dyqanet e saj në Rusi dhe do të ndalonte dërgesat. Një ditë më parë drejtori menaxhues, Dieter Weisskopf, kishte thënë se donte të vazhdonte operacionet të funksiononin për momentin.
“Ne nuk po furnizojmë me armë apo benzinë, mbani në mend këtë. Por ne po e monitorojmë situatën nga afër”, tha ai në atë kohë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












