Lajme
Kancelari Scholz humb mbështetjen e gjermanëve, sipas një sondazhi
Vetëm 25% e të pyeturve i dhanë Scholz një vlerësim pozitiv, tregoi sondazhi i publikuar sot.
Ka pak kohë që është kancelar i Gjermanisë, por Olaf Scholz, sipas një sondazhi, nuk e ka përkrahjen e shumicës së gjermanëve.
Rreth 62% e qytetarëve në Gjermani janë të pakënaqur me qeverinë e tij, sipas një sondazhi të kryer nga instituti i sondazheve INSA për gazetën ”Bild am Sonntag”, përcjell Albinfo.ch.
Vetëm 25% e të pyeturve i dhanë Scholz një vlerësim pozitiv, tregoi sondazhi i publikuar sot.
Vlerësimi i koalicionit të social-demokratëve të Scholz (SPD), Demokratëve të Lirë pro biznesit (FDP) dhe të Gjelbërve, ishte po aq i dobët
Rreth 65% kishin një vlerësim negativ për punën e qeverisë federale, ndërsa 27% thanë se ishin të kënaqur.
Sondazhi kërkoi një vlerësim të përgjithshëm të punës së koalicionit, jo vlerësim për tema specifike.
Sipas ”Bild am Sonntag”, në një studim të krahasueshëm në fillim të marsit, 46% e të anketuarve ishin të kënaqur me punën e Scholz, ndërsa 39% thanë se ishin të pakënaqur me të.
Rreth 44% thanë se qeveria e koalicionit po bënte një punë të mirë, ndërsa 43% nuk ishin dakord.
Qeveria gjermane nën Scholz është përballur me sfida, si rritja e kostove të jetesës dhe rritja e çmimeve të energjisë, si pasojë e luftës në Ukrainë./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike Spitali Whittington dhuron manuale për trajtimin e gjendjeve kritike Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë... -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë,
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta










