Shqipëria
Shqipëria edhe në mediat franceze, këtë vit dyfishim i turistëve nga Franca
Mbi 38 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij viti.
Kjo shifër konsiderohet dyfish më e lartë se sa vitin e kaluar, kur ishin 19,184 turistë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka ndarë shkrimin e Laurence Depoux për gazetën e njohur franceze ”Femina”.
“I vërtetë, plot histori, ngjyra, por mbi të gjitha informues dhe frymëzues është ky reportazh i Laurence Delpoux për lexuesit francezë. Përmes bashkëbisedimeve me aktorë të turizmit shqiptar, janë të shumta vendet dhe më të shumta arsyet të cilat renditen si domosdoshmëri për t’u vizituar, nga plazhet e jugut deri tek Përmeti e Gjirokastra”, shkruan Rama.
“Gjëja e parë që çdo njeri mund të shikojë kur vjen në Sarandë, është një hapësirë buzë detit, e cila përveç magjisë që mund të japë tek çdo qytetar, ose çdo i huaj, sepse njerëzit kanë nevojë për hapësirë dhe trotuare, që nuk ka në asnjë vend dhe kur je afër, buzë detit, jep jo vetëm kënaqësi, por të jep dhe argëtim. Kam parë turistë të ndryshëm dhe me cilësi. Kam parë sa i përket muzikës, që nuk luan muzika në orë nate, që përsa i përket kësaj varianti njerëzit duan qetësinë e tyre. Është një ambient familjar. Ne duam turistë familjarë, me familjen në Sarandë. Deti qe i pastër sa i përket cilësisë së ujit. Dhe duket që po ecën. Saranda u ndërtua shpejt e shpejt pa urbanistikë. Tani janë bërë gjëra që përpiqen sa më shumë për turizmin që ta rregullojnë, sepse është një vend shumë i bukur dhe turistik”, u shpreh një turist për median franceze..
“Më mirë se në Itali. Shumë bukur ishte shumë bukur, plazhi të gjitha”, thanë dy turistë të tjerë.
Ndërsa një turist i huaj theksoi se, “qytet shumë i mirë, ka shumë plazhe. Nuk është i shtrenjtë në krahasim me vendet e tjera evropiane. E sugjeroj si një vend të mirë për të qëndruar për 1 javë ose edhe më tepër”.
“Saranda e bukur, kemi ardhur për dy ditë, shpresoj të rikthehemi shpejt”, u shpreh një turist italian.
“Pushime shumë të mira, vend shumë i mirë, qytet shumë i bukur. Na pëlqen shumë deti, është i pastër, na pëlqen të notojmë, uji është shumë i ngrohtë, na pëlqen. Çmimet shumë të mira. Ne jemi nga Ukraina dhe çmimet janë pothuajse të njëjta. Do të qëndrojmë gjatë gjithë verës këtu”, tha një turist nga Ukraina.
“Është vend i mrekullueshëm, është vend magjik. Opinioni i përgjithshëm është që gjithçka këtu është shumë e bukur, është magjike. Mbrëmja është e jashtëzakonshme, ka shumë gjëra për të bërë dhe nuk na mjafton koha që kemi në dispozicion. Plazhet janë madhështorë, sapo pamë një plazh dhe uji ishte i kristaltë. Ksamili i mrekullueshëm, kemi qenë herë tjetër dhe do të shkojmë edhe nesër. Deti është i mrekullueshëm, çdo gjë këtu është e bukur. Po kënaqemi shumë”, u shpreh një turist italian.
Ndërsa një turist nga Serbia tha se, “është mahnitëse, është shumë bukur, ka shumë njerëz dhe deti është i këndshëm. Ngjyrat janë të mrekullueshme, çdokush këtu është i hareshëm. Po është shumë mirë këtu. Kemi qenë dhe vitin e kaluar dhe mendoj se qyteti po zgjerohet, ka shumë hotele dhe bare të reja. Ka plazhe edhe për familjarë, edhe për të rinj. Mendoj që këtu ka diçka për të gjithë. Po mendojmë që të vijmë sërish vitin tjetër”.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










