Kosova

Deputeti ukrainas kërcënohet nga serbët pasi propozoi njohjen e Kosovës nga Ukraina

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko thotë se serbët e kanë kërcënuar në rrjetet sociale, pasi dorëzoi rezulotën në Parlamentin e Ukrainës, ku kërkohet që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Goncharenko u shpreh se ka marrë mbështetje nga shumë njerëz në Kosovë.

Goncharenko deklaroi se në lidhje me rezolutën, ka pasur reagime edhe në Ukrainë, teksa shtoi se një pjesë e deputetëve e kanë mbështetur.

Lexoni për më shumë: Serbët më kërcënuan për rezolutën për njohjen e Kosovës, thotë deputeti ukrainas

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko

 

Deputeti ukrainas për Euronews Albania: Është koha që Ukraina ta njohë Kosovën

 

“Mendoj se ka ardhur koha që Ukraina të njohë pavarësinë e Kosovës dhe një gjë e tillë duhet të ndodhë”.

Kështu deklaroi deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko në një intervistë për “Euronews Albania”. Goncharenko u shpreh falenderues ndaj Kosovës, në lidhje me ndihmën e dhënë mbas agresionit rus në Ukrainë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Goncharenko ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlament, ku bëhet thirrje që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës