Shqipëria
Në mungesë të fuqisë punëtore, turistët punojnë për akomodim falas
Hostelet në Shkodër janë të tejmbushura me turistë të huaj gjatë kësaj vere.
Fluksi në rritje po përballohet me vështirësi, pasi njësitë akomoduese kanë mungesë të fuqisë punëtore.
Gjithsesi një hostel në Shkodër ka gjetur një tjetër zgjidhje. Menaxheri i hostelit, Brian Gjerga, thotë se të rinj nga e gjithë bota që në këmbim të akomodimit aty, punojnë falas, raporton Albinfo.ch.
Maria nga Amerika kujdeset për kuzhinën dhe përgatit ushqimin për stafin dhe klientët prej disa muajsh.
“Është vend i bukur, ushqimi i mirë dhe njerëzit janë shumë miqësor. Që kur erdha herën e parë, u ndjeva si në shtëpi dhe mendova direkt se ky është vendi ideal për mua. Unë ndihmoj grupin në kuzhinë, në pastrim, në recepsion, në festat që organizojmë, pra kudo që është nevoja. Nga Shqipëria, kam mësuar gjënë më kryesore: nuk janë gjithçka paratë, siç ndodh në Amerikë tek unë, por duhet t’i japim prioritet jetës tonë, lirisë dhe qejfit me miqtë”, thotë ajo për tch.
Ndërsa Nicolas ka ardhur nga Kolumbia për të shijuar Shqipërinë, duke punuar si vullnetar.
“Unë kam dy javë që po punoj këtu. Zgjodha Shqipërinë sepse lexova shumë në internet për këtë vend dhe m’u duk interesant. Unë punoj si kamarier, ndërsa jam edhe trajner i jogas, por gjithashtu jap edhe mësime të kërcimit salsa për turistët. Kam folur me menaxherin dhe do të qëndroj këtu deri në shtator”, ka thënë ai.
Hostelet mbeten më të preferuarat për turistët e huaj, për shkak të çmimit më të lirë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












