Kosova
Kurti në takim me mërgimtarët shpall “Ballkonin e Hapur”
Kurti në një ndejë me mërgimtarë e shpall “Ballkonin e Hapur”
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar mbrëmë një pritje për bashkatdhetarët tanë në ballkonin e objektit të Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit për media, thuhet se në mesin e shumë aktiviteteve të organizuara nga institucionet për mërgatën, si Karvani i diasporës, takimet në Kuvend, takimet nëpër ministri e mjedise publike, takimet në ngjarje kulturore, mbrëmë u mbajt pritja nga Kryeministri me bashkatdhetarë të fushës së artit e kulturës dhe profesionistë të fushave të ndryshme, për të bashkëbiseduar nga afër për ide dhe mundësi të reja për bashkëpunim me mërgatën.
Kryeministri Albin Kurti u uroi bashkatdhetarëve mirëseardhje në Kosovë e në Prishtinë.
“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam mirëpritur iniciativën e stafit të Kryeministrisë që ta bëjmë “Ballkonin e Hapur””, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi vendimin e Qeverisë për miratimin e Programit për Diplomaci Qytetare që ka për qëllim përfshirjen aktive të mërgatës në politikëbërje dhe synon të forcojë lidhjen e saj me Kosovën, duke iu krijuar mundësi përfshirje të drejtpërdrejtë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










