Kosova
LDK hap dyert për bashkatdhetarët
Gjatë qëndrimit në Kosovë bashkatdhetarëve u janë hapur dyert e institucioneve dhe partive politike për t’i vizituar.
Sot gjatë ditës, selia e LDK-së dhe udhëheqësit e saj ishin nikoqirsë të bashkatdhetarëve, shkruan Albinfo.ch.
“Në selinë Qendrore të LDK-së, pritëm bashkatdhetarët tanë që këtë verë – si çdo verë tjetër – qëndrojnë në Kosovë. Në një pritje shumë më modeste se çfarë ata na bëjnë sa herë që i vizitojmë në mërgatë, me ta, me njerëzit tanë, shtruam vizionin e përbashkët për të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Tregimi i mërgatës, thuhet tutje në njoftim, nuk ka mbaruar në Kosovë, dhe për aq sa duam ta kuptojmë, ky tregim nuk mbaron dot.
Kosova, sipas LDK-së, ka nevojë për mërgatën e saj, dhe LDK ka nevojë për njerëzit tanë në mërgatë.
“Do të mbajmë e mirëmbajmë këtë lidhje, që Kosovës t’i japim perëndimin jo si destinacion ikjeje, por si qëllim jetese e vlerash për familjet tona e qytetarët tanë”, thuhet tutje në njoftimin e LDK-së.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












