Kosova
Nis ‘Karvani i Diasporës’ në Gjilan
Kjo ngjarje ka për qëllim forcimin e lidhjeve të mërgatës sonë me Kosovën
Në praninë e zyrtarëve të lartë të nivelit qendror e lokal, bashkëatdhetarëve dhe qytetarëve, ka filluar sot në qytetin e Gjilanit Karvani i Diasporës “Shijo Kosovën”.
Ky organizim është bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim dhe koordinim edhe me disa komuna, transmeton Albinfo.ch.
Në këtë ngjarje, që ka për qëllim forcimin e lidhjeve të mërgatës sonë me Kosovën, ka marrë pjesë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna dhe ajo e Punëve të Jashme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Karvani i Diasporës, i cili filloi rrugëtimin nga qyteti i Gjilanit, do të vazhdojë nëpër qytete të tjera të vendit deri më 9 gusht dhe do të shoqërohet më shumë aktivitete kulturore dhe artistike.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












