Kosova

Kosova dhe Luksemburgu nënshkruajnë dy marrëveshje

Bëhet e ditur se Kosova dhe Luksemburgu sot do të nënshkruajnë dy marrëveshje.

Bëhet fjalë për marrëveshjen për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes.

Ato t’i nënshkruajnë përfaqësuesit e shteteve, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Ekonomisë së Luksemburgut, Franz Fayot.

Akti i nënshkrimit do të ndodhë të enjten, në orën 10:00.