Kosova

Mjeku shqiptar në Gjermani: 600 euro rrogë në Kosovë, më të vlefshme se 1 mijë e 300 këtu

Gënjeshtër, propagandë për pagat në Gjermani"

Kohët e fundit është bërë një praktikë e krahasimit të pagave mujore të shëdetësisë mes shteteve evropiane dhe Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Shumë mjekë shqiptarë që kanë emigruar në shtetet e BE-së po tregojnë pagat e tyre që janë shumë më të fryera se sa ato të mjekëve në Kosovë.

Duket se kjo është edhe një propaganda që po bëjnë mjekët në shtetet e tjera, duke treguar pagat bruto të tyre.

Një këndvështrim krejt tjetër e sjell Liri Pepshi, mjek në Gjermani, duke treguar pagën dhe kushtet që i gëzojnë mjekët në Gjermani.

“Një specialist fillon diku me 6 mijë euro bruto në muaj, por me taksa, prej 6 mijë mbesin diku 3 mijë e 500 euro. Pjesa që mbetet pastaj ka shumë shpenzime të tjera, edhe shpenzimet e specializimit kushtojnë mjaft shumë. Në rastin tim, psikiatër-psikioterapeut përfshin 15 deri në 20 mijë euro, varësisht cilën pjesë e merr përsipër klinika ta paguajë”, ka thënë Pepshi.

I pyetur nëse është e vërtetë se mjekët në Gjermani fitojnë deri në 300 mijë euro në vit, Pepshi tha:

“Po ta dija ku është, kisha apliku qaty vetë në punë, për 250 mijë, 300 mijë kisha shkuar edhe vetë”.

Pepshi tha se 600 euro rrogë neto në Kosovë, janë më të vlefshme sesa 1300 në Gjermani.

 

Postimi i plotë:

Sa është rroga e mjekut në Gjermani?

Para së të tregoj në detaje rrogat, paraprakishtë disa detaje, me punen, se si llogaritet rroga, dhe cilat janë ndalesat që lidhen me profesionin e mjekut.

Orari javor është 42.5 orë, nga ora 08.00 deri 17.00 (30min pauzë, nuk paguhet). Vonesa prej disa minutash, sidomos gjatë 6 muave të periudhes provuese, nxitë kritika nga kolegët, dhe mund të ndikoj në mosvazhdimin e kontrates. Për shkak të mungesës së mjekëve, pjesërisht edhe nga politikat financiare/kursimtare të klinikave, ndonjëher nuk ki kohë as për pauzen e e drekes, e rrallë ndodhë që punën e përfundon me kohë, dmth në ora 17.00. Orët shtesë (mesatarishtë 10-15orë ne muaj) kryesisht nuk regjistrohen e as nuk kompensohen.

Shumat që përmenden nëpër media janë shuma “bruto” pasi, ajo që transferohet në bankë ose shuma “neto” është rreth 54-62%, pra nga një rrogë 5000€ në leter “Gehaltsabrechnung” në bank transferohen rreth 3000€. Tatimi në rrogë, sigurimi pensional, social dhe shënderësor përbëjn rreth 38% deri 46% të rroges.

Niveli i tatimit varet se në cilën nga 6 kategorit e tatimit të ka vendos zyra e financave (i pamartuar “1”, i ndarë “2”, i martuar “3, 4 apo 5” apo punë shtesë “6”) dhe numri i fëmijëve (Kinderfreibetrag). Prindërit mund të vendosin nëse dojnë të përitojnë nga kjo e fundit (Kinderfreibetrag) apo shtesat e fëmijëve (Kindergeld). Nëse prindi nuk merr vendim, vendos zyra e financave (Finanzamt).

Nga rroga neto SHPENZIMET OBLIGATIVE qē lidhen me profesionin janë 400 deri ne 1200€ në vitë antarësimi ne Oden e Mjekëve, shpenzimet e specializimit (p.sh specializimi ne psikiatri e psikoterapi 15.000€ deri në 20.000€), literatura dhe paisjet personale per diagnostifikim 300€ deri 500€ në vitë, testi i gjuhes nga oda e mjekëve (parakusht per punë – Berufserlaubnis) dhe testi i barasvlersimit të studimeve (parakushtë për specializim – Approbation) rreth 2000€.

SHPENZIMET JO-OBLIGATIVE por të nevojshme janë Berufs- Haftflichtversicherung, Berufs-Rechtschutzversicherung dhe Berufsunfähigkeitversicherung me rreth 300 deri 500€ në muaj. Mundeni edhe pa këto shpenzime por është njejtë sikur ta bleni një vetur luksoze me kredi e të kurseni në sigurim e mirëmbajtje.

Rrogat janë të përcaktuara me kontrata kolektive (klinikat kishtare, komunale, universitare, private) dhe ndryshojnë 100-300€ në varësi nga punëdhënësi. Ato ndahen në 5 kategori. Rrogat më poshtë janë bruto, kurse ajo që pranon më bank janë rreth 54% – 62% e shumës, nga e cila pastaj ndalen shpenzimet obligative dhe jo-obligative

Specializanti (Assistenzarzt) fillon nga 4500€ bruto me rritje vjetore (maksimalisht 6 rritje) deri në 6100€

Specialisti (Facharzt, Funktionsoberarzt) fillon nga 6100€ me rritje çdo 3 vjet (maksimalishtë 6 rritje) deri në 8000€

Udhëheqës reparti (Oberarzt) fillon nga 7700€ me rritje çdo 3 vjet (maksimalishtë 3 rritje) deri në 9000€

Zëvendësshef (Leitende Oberarzt) fillon nga 9100€ me një rritje pas 3 viteve deri në 9800€

Shefi (Chefarzt) rroga është individuale, dhe përbëhet pjesa bazë dhe shtesat në bazë të performances.

Shembujt që kam përmend janë të klinikave akute. Klinikat rehabilituese paguajnë me pak, kurse shërbimet ambulantore kanë tjeter form te pageses.