Kosova
Kurti: Të pikëlluar nga vrasja e ish-kryeministrit Abe, ishte mik i Kosovës
"Abe ishte mik i Kosovës"
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i pikëlluar dhe i shokuar nga vrasja e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
Kuri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit të Japonisë.
Tutje, Kurti ka thënë se Abe ishte lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës.
“Jemi të pikëlluar dhe të shokuar nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, vdiq pasi u sulmua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara. Abe, 67 vjeç, po mbante një fjalim për zgjedhjet, kur u qëllua me dy plumba. Sulmuesi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes.
We’re saddened & shocked by the murder of former Prime Minister Shinzo Abe. PM Abe was an outstanding leader of Japan & wonderful friend to Kosova. The Government of the Republic of Kosova & our people are praying for PM Abe's family, his friends, & the people of Japan. pic.twitter.com/jdkc1NVta3
— Albin Kurti (@albinkurti) July 8, 2022
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









