Lajme
Reagime të ashpra kundër deputetes zvicerane, ka deklaruar se “Rusia u provokua nga NATO”
Ajo është shprehur se ishte "aleanca luftarake NATO" (siç e quan vetë) ajo që e kishte "provokuar aq shumë" Rusinë sa që ndodhi lufta e Ukrainës
Me paraqitjen e saj të djeshme në emisionin Arena të SRF, deputetja nacionale nga Bazeli, Sibel Arslan (Të Gjelbrit), ka shkaktuar një stuhi të vërtetë në internet, transmeton albinfo.ch. Ajo është shprehur se ishte “aleanca luftarake NATO” (siç e quan vetë) ajo që e kishte “provokuar aq shumë” Rusinë sa që ndodhi lufta e Ukrainës.
Në kontekstin e debatit nëse Zvicra duhet të ruajë neutralitetin ose jo, ajo theksoi se Zvicra nuk duhet të lejojë që të futet në këtë konflikt. Mbi të gjitha, Arslan kritikoi NATO-n, të cilën e cilësoi si një “aleancë agresive” dhe një “aleancë lufte”, shkruan 20minuten.ch. Dhe pastaj Arslan tha: “Thjesht, afrimi me NATO-n nga ana e Ukrainës provokoi Rusinë aq shumë sa filloi një luftë atje”.
Pas kësaj ajo është kritikuar ashpër në Twitter. “E turpshme ajo që tha zonja Arslan sot në emisionin Arenë për `provokimin nga Ukraina` të Rusisë”, shkruan një përdorues në Twitter. Një person tjetër e konsideron “të turpshme” deklaratën e Arslanit. “Këtë do ta kujtojë në zgjedhjet e ardhshme”, vijon ajo.
“Kjo, në mënyrë indirekte mund të kuptohet sikur Ukraina është fajtore për luftën”
Deklarata e Arslanit ka shqetësuar edhe politikanët. “Deklaratat e Sibel Arslan ishin sigurisht jashtëzakonisht provokuese”, thotë deputetja nacioanle e FDP-së, Doris Fiala. Nga kjo mund të lexohet pothuajse indirekt se vetë Ukraina është fajtore për shkaktimin e luftës me Rusinë. “Duhet të keni kujdes se si shpreheni. Kështu siç e tha zonja Arslan, sigurisht që është e papranueshme”, thotë Fiala.
Por, sipas zonjës Fala, shprehja e kritikave ndaj NATO-s, siç kishte bërë Arslan, megjithatë, është “tipike” për një anëtar-e të të Gjelbërve. Megjithatë, sulmi rus ndaj Ukrainës nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë”.
Vetë Sibel Arslan publikoi të shtunën në Twitter një sqarim rreth deklaratës së saj, përcjell albinfo.ch. “Një provokim nuk është kurrë një arsye apo justifikim për luftën”, shkruan politikania. Partia e Gjelbër ishte partia e parë zvicerane që dënoi agresionin e Putinit dhe bëri thirrje për “sanksione të menjëhershme dhe efektive”, vazhdon ajo. Por, edhe ky sqarim vazhdon të marrë kritika: ajo ende pretendon se (Rusia) ka qenë e provokuar.
Sibel Arslan është politikane zvicerane me prejardhje kurde, nga Turqia.
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë















