Kosova
Komisioni Evropian: Kosova ka përmbushur kushtet, nuk ka udhërrëfyes të ri për vizat
“Komisioni vazhdon të qëndrojë prapa vlerësimit të tij se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave..."
Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionarit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka konfirmuar sot: Nuk do të ketë udhërrëfyes të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ne një përgjigje me shkrim, Pisonero ka sqaruar pohimet e komisionarit Varhelyi, i cili një ditë më parë, shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian, për të përgatitur një udhërrëfyes për çështje specifike, raporton rtklive.com.
“Komisioni vazhdon të qëndrojë prapa vlerësimit të tij të korrikut 2018, se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave të përcaktuara në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave nga viti 2012, në lidhje me ri-pranimin dhe ri-integrimin, sigurinë e dokumenteve, migrimin dhe menaxhimin e kufijve, rendin dhe sigurinë publike dhe të drejtat themelore. lidhur me lirinë e lëvizjes”, është shprehur Pisonero.
Ajo ka shtuar se vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës është një vendim i vonuar, dhe tani është në pritje në Këshill të BE-së.
“Ne pranojmë se disa shtete anëtare mbajnë shqetësime në pritje, për çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit, pretendimet e rreme për azil dhe siguria e dokumenteve të mbuluara nga udhërrëfyesi”, tha Pisonero.
Zyrtarja e KE-së duke folur në emër të këtij institucioni të BE-së, gjithashtu konfirmoi gatishmërinë që të mbështesë punën dhe bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet shteteve anëtare dhe autoriteteve të Kosovës për t’i adresuar këto çështje.
Gjithnjë sipas Ana Pisonero, pasi të miratohet liberalizimi i vizave për Kosovën, Komisioni Evropian do të monitorojë më tej zbatimin e vazhdueshëm të kërkesave përmes mekanizmit të pezullimit të vizave dhe procesit të Stabilizim-Asociimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












